me teper info
068 90 42 542

Çfarë është ENIAC

ENIAC , shkurtim për Electronic Numerical Integrator And Computer, ishte kompjuteri i parë i krijuar për qëllime llogaritje. Ai ishte kompjuteri i parë i programueshëm, i aftë për të zgjidhur një rang të gjerë problemesh llogaritjeje.

ENIAC u projektua te llogariste tabelat e qitjes te artilerise per Ushtrine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, por ne fillim u perdor per llogaritjet e bombes me hidrogjen. Kur ENIA u prezantua ne vitin 1946, u promovua ne shtyp si Truri Gjigant.

Shpejtesia e tij e ekzagjeruar mbi nje mije here me e shpejte se ç'do makineri tjeter elektro-mekanike, nje hap i madh ne fuqine kompjuterike qe asnje makineri nuk e kishte arritur deri atehere. Kjo fuqi matematike, e kombinuar me qellime te gjithanshme programuese, eksitoi shkencetare dhe industrialiste. Shpikesit promovuan zgjerimin e ketyre ideve duke dhene mesime mbi arkitekturen e kompjuterit.

Projektimi dhe ndertimi i ENIAC u financua nga Ushtria e Shteteve te Bashkuara gjate luftes se dyte boterore. Kontrata e ndertimit u firmos ne 5 Qershor 1943, dhe puna mbi ndertimin e tij filloi ne sekret te plote ne Universitetin e Pensilvanise nen emrin e koduar Project PX.

Makineria e perfunduar u zbulua ne 14 Shkurt 1946, me nje kosto totale 500.000$ (e njejte me 6 milion$ ne vitin 2008).

ENIAC u fik ne 9 Nentor 1946 per disa riparime dhe shtesa ne memorje dhe u transferua ne Aberdeen Proving Ground ne 1947. Atje ne 29 Korrik 1947 u ndez perseri dhe qendori ne operacion te plote deri ne 2 Tetor 1955, ora 23:45.

Lexoni më shumë