me teper info
068 90 42 542

Ndërtim dhe mirëmbajtje rrjeti

Rrjetet kompjuterike që stafi i ENIAC-SERVICES ka ndërtuar në disa kompani private dhe institucione shtetërore tregojnë më së miri eksperiencën që ne kemi fituar. Ato janë të projektuara dhe të ndërtuara në mënyrë që të sigurojnë mosndërprerje të punës.

Paisjet e rrjetit zgjidhen me kujdes nga stafi jonë duke përfshirë teknologjitë më të besueshme në treg, si CISCO, DELL, HP e.t.j.

Dokumentacioni i rrjetit kompjuterik, duke përshirë skemën, vendodhjen dhe emërtimin e prizave të rrjetit, emërtimin e kabllove, do të dorëzohet pranë kompanisë në përfundim të punës me qëllim që zgjidhja e difekteve dhe zgjerimi i rrjetit të jetë sa më i lehtë në një kohë të mëvonshme.

Përveç ndërtimit fizik të rrjetit kompjuterik, ENIAC-SERVICES kryen edhe instalimin dhe konfigurimin e serverit qendor sipas kërkesave të kompanisë, instalimin e kompjuterave, instalimin e progameve antivirus Client-Server dhe instalimin e programeve monitorues të rrjetit.

ENIAC-SERVICES ofron kontrata mujore fikse për mirëmbajtjen e rrjetit, duke përfshirë riparimin e difekteve të ndryshme, azhornimin e sistemeve të operimit, azhornimin e programeve antivirus etj.

Na kontaktoni dhe ENIAC-SERVICES do ju ofrojë një zgjidhje optimale cilësi-çmim për rrjetin tuaj kompjuterik.